×
  • Show Time
  • Show Time

    Degradon debati në Big Brother Vip Albania, Olta acarohet me Diolën pasi ia zuri vendin ku ulet

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 7:23

    Debatet edhe zënkat në shtëpinë e Big Brother Albania nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Olta është acaruar nga një veprim i Diolës. Gjatë kohës që ata po hanin sipas Oltës, Diola i kishte zënë vendin.

    “I bie që ti të shkosh në banjo dhe unë të të heq pjatën tënde dhe të ulem, gjithsesi vazhdo. S’ka rëndësi fare. E ka bërë disa herë,” u shpreh Olta duke u shprehur shumë e acaruar nga situata.

    Ndërkohë që Diola u shpreh se nuk e ruan atë sa herë shkon dhe del nga banjo.

    Në lidhje me situatën reagoi edhe Nita e cila i tha Oltës se ka vende të tjera bosh dhe se në karrige nuk shkruhej emri i saj.

    Si gjithmonë Luizi nuk mund të qëndronte jashtë temës.

    “Robi duhet të luftosh për të ruajtur kryet e venit,” u shpreh Luizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!