×
  • Show Time
  • Show Time

    Del fotoja, Olta dhe Luizi nisin punën për filmin ku luajnë si burrë e grua

    Reporteri
    31 Maj 2023 | 20:13

    Ani pse Oltën e kemi parë si aktore, edhe Luizin do e shohim me një rol në një film, prodhim i Top Channel.

    Siç ka raportuar gazeta online Reporteri.net ditë më parë, filmi ku dyshja do të luajnë do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

    E, duket se xhirimet e filmit kanë nisur teksa ishte Luizi ai i cili ndau një foto ku shihet duke e lexuar skenarin, bashkë me Oltën.

    “Në kuadër të dashurisë”, shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre, merr vesh gazeta online Reporteri.net. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

    Këngëtari Luiz Ejlli është fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Gjatë kësaj eksperience, ai arriti të fitojë simpati të madhe nga publiku shqiptar, sa që konsiderohet si fenomen në rrjetet sociale.

    Nga ana tjetër, aktorja Olta Gixhari, në BBVA2, e ndërpreu rrugëtimin një muaj para përfundimit të spektaklit, ndonëse si oponente e Luizit konsiderohej gjithashtu si favorite për fituese e mundshme e shfaqjes televizive me elemente “reality”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!