Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke, vdiq pak ditë më parë pas një aksidenti me makinë në Vouliagmeni të Athinës.
Makina “Porsche” që po voziste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.
Përplasja ishte shumë e fortë pasi vetura u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.
Mediat e huaja raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.
Ndërkohë mediat greke kanë publikuar momentet e fundit të jetës së reperit, që shfaqet duke lëvizur në rrugë me shpejtësi skëterrë.
Videoja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe në të është regjistruar momenti kur Mad Clip humbet kontrollin e makinës dhe më pas përplaset me një shtyllë.
Në video shihet dhe një makinë nga pas që shtyp frenat, duke tentuar që t’i shpëtojë ndonjë përplasjeje. Ky moment i kapur nga kamerat po shqyrtohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.