×
  • Show Time
  • Show Time

    Denoncimi i punonjësit të Call Center-it: Po na detyrojnë të votojmë Donaldin, pronari është mik i Romeos

    Reporteri
    14 Shkurt 2022 | 10:56

    Finalja e “Big Brother VIP” është mbrëmjen e së premtes dhe një prej 4 finalistëve do fitojë çmimin e madh, ndërsa tre të tjerët do fitojnë nga 10 mijë euro.

    Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë në “luftë” për çmimin e madh.

    Publiku po voton për të preferuanin e tyre, personazhet publikë po mbështesin në rrjete sociale të preferuanin.

    Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm.

    Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin. Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!