“Big Brother VIP” është kthyer tashmë në një fenomen, ku po flitet kudo.
Rivaliteti Ilir-Donald po vazhdon të komentohet nga të gjithë, pavarësisht çmimit të madh të fituar nga balerini.
Më e fundit, është deputetja Grida Duma, e cila është shprehur në “Open” se siguria që Iliri ka reflektuar që në fillim kur u bë pjesë e “Big Brother VIP” e ka favorizuar për të fituar.
Sipas Dumës, Donaldin e ka penalizuar pasiguria në dashuri që la jashtë lidhjen me moderatoren Bora Zemani dhe pastaj që nisi brenda me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
“Iliri reflekton siguri, ka mbajtur të njëjtën status quo. Edhe dashuria nuk shihet dot pa sigurinë. Ideja që Donaldi hyri me një dashuri të madhe të lënë jashtë, pastaj ajo që nisi brenda, por prapë ishte i pasigurt”, tha deputetja./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.