Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP” i cili pati rikthimin më të fuqishëm në vëmendjen e publikut për shkak të pjesmarrjes në këtë reality show.
Kjo u bë shkak që edhe krijimtaria e tij artistike të rikthehej gjithashtu në vëmendje.
Pasi Luizi u bë kryefjalë e BBV, këngët e tij të para shumë viteve filluan të dëgjoheshin sërish e të rriteshin ndjeshëm në klikime.
Përpos tyre, Luizi publikoi edhe dedikimin emocionues për Kiarën me ndihmën e produksionit. Tashmë që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë.
Rreth kësaj çështje ka folur Xhani Demika, i njohur ndryshe si menaxheri i vip-ave. Teksa ka qenë i ftuar në “Një natë me Aulonën”, ai tregoi se po përflitet për çmimin që mund të paguhet Luizi në koncertet e tij, që varion nga 5 deri në 10 mijë euro për një koncert.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.