Ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti ka qenë një ndër mbështetësit e Donaldit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”. Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar pas mbarimit të lojës.
Anaidi ka reaguar rreth ndarjes së Donaldit me Beatrixën, duke mbajtur anën e këngëtares. Ai e ka cilësuar aktorin si “mashkull pa shtyllë kurrizore”.
Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati.
“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”, ka shkruar ish-fituesi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.