Muaj më parë, kryesisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare reperi shqiptar Viktor Palokaj i njohur me emrin Unikkatil kishte dhënë një premtim.
Reperi, kishte publikuar një imazh në rrjetin social ‘Facebook‘ bashkë me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, shkruan GazetaBlic.Me këtë fotografi, ai ka treguar se e mbështet Kurtin për kryeministër por në rast të fitores ka shkruar se do të mbajë koncert.
‘Shqipe,Albin Gashi, ai qe na mbushi zemren full n’2012 kur e pruni Unikkatilin n’Stadion t’Prishtines, tash po don me na perfaqesu n’Kuvend t’Kosoves.Ju ka bashkangjit VV-se #126 me numer #44.
Fotoja eshte bo pak para koncertit n’Prishtine n’2012, Viktori i thojke Albinit: ska ma t’fort se na.
P’i shtim dy Albinat t’na bin Unikkatilin prap n’Stadion t’Prishtines per festen e Vetevendosjes mas 6 Tetorit.
Shqipet e verteta kan dashni’.
https://www.facebook.com/POWOWentertainment/posts/2434345319946417
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.