×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dhe unë mund të përmendja diçka, por ke Beatrixën në krah”, Iliri dhe Donaldi debatojnë me njëri-tjetrin

    Reporteri
    08 Shkurt 2022 | 22:22

    Debati është ndezur sërish mes Ilirit dhe Donaldit në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Një deklaratë e Donaldit për gruan e Ilirit ka bërë që tonet të ngriten mes dy banorëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Donaldi i kishte përmendur tradhtinë që Iliri i bëri gruas së tij.

    Iliri iu përgjigj duke i thënë që edhe ai mund t’i përmendte diçka Donaldit, por nuk e bën për shkak se ai ka një të dashur në krah, Beatrixën, duke nënkuptuar këtu lidhjen e tij me Bora Zemanin.

    Balerini shqiptar tha se edhe pse e kishte në majë të gjuhës ta thoshte këtë gjë, ai zgjodhi të mos e bënte asnjëherë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!