Është ndërpre mbrëmë koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohet se ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar artisti.
Kjo është konfirmuar nga vëllai i reperit, Getinjo.
“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në “Instagram”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.