Festa e Birrës në Korçë e oganizuar po nga Bashkua Korçë do të mbahet në data 18-22 gusht.
Gjatë këtyre pesë ditëve në skenë do të ngjiten artistë të ndryshëm, emrat e të cilëve Bashkia Korçë ende nuk po i bën publik, por që ai që tanimë është konfirmuar është këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Reagimet qenë të shumta nga të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe fytyrat publike të estradës, ku gjithë kohës po bëjnë thirrje që ta bojkotojnë këtë event.
Edhe pse deri tani nuk janë bërë publik emrat shqiptar që do marrin pjesë, ata që i thanë një “JO” të madhe Festës së Birrës në Korçë janë Dafina Zeqiri, Capital T, Noizy, dhe Elita 5 me Dren Abazin.
Ndryshe, tani Bashkia Korçë ka filluar edhe shitjen e biletave, ku çmimi do jetë 8 euro.
Goran Bregoviq – Zbulohet çmimi për ata që duan të dëgjojnë nga afër këngët e tij
/Reporteri.net/