Nutricionistja Diola Dosti ka bërë një rrëfim shumë interesant së fundmi në Big Brother VIP Albania.
Gjatë një bisede me Dea Mishelin, ajo ka treguar se dikur kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Ajo tha se tërheqja nuk ishte fizike, pasi nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar”, tha ajo.
“Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia ‘Kam rënë në dashuri’, ato thoshin ‘Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç’”, shtoi Diola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.