Kevin Jacobs ka përjetuar dje “ditën më të çmendur” të jetës së tij. Kevin është ish-fituesi i “BB Kanada” dhe u bë personazh në Shqipëri, pasi Luiz Ejlli “Prime-n” e së martës deklaroi se rrengun që i kishte punuar Armaldos dhe Kristit për t’u futur në të njëjtin tualet, e kishte parë tek Jacobs, gjatë kohës që ai ka qenë konkurrent i të njëjtit format në Kanada.
Pas kësaj edhe vetë Jacobs reagoi në Instagram, ku shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin, duke e konsideruar gjeni.
Mbështetja e Kevin nuk shkoi “dëm”, pasi ai pas kësaj fitoi mbi 15 mijë ndjekës në vetëm 24 orë.
Gjatë orëve të fundit ai ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, madje realizoi edhe një “live” në Instagram i cili siç pritej u dominua nga ndjekësit shqiptar, të cilët Kevin i përshëndeti një e nga një.
“Çfarë dite e çmendur, falë Luiz Ejllit,”-shkroi ai krahas “live-t” duke i bërë “tag” edhe artistit nga Shkodra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.