Mbrëmë është mbajtur Big Brother Fan Club ku përveç ish banorëve që ishin të ftuar, kishte edhe familjarë të banorëve finalistë të këtij edicioni të parë VIP.
Alois Shkira është vëllai i Einxhel, finalistes së Big Brother e cila krijoi një lidhje dashurie me Dj Dagz, banorin nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dagz dhe vëllai i Einxhel u takuan për herë të parë mbrëmë në studion e Big Brother VIP.
Dyshja thjesht u përshendetën mes vete, derisa Aloisi javë më parë ishte shprehur se ka një mendim pozitiv për Dagzin, mënyrën se si ai e kishte trajtuar dhe ishte kujdesur për Einxhel brenda shtëpisë së Big Brother.
Ai madje u shpreh se nuk i ndërhyn asnjëherë Einxhelit në zgjedhjet që ajo bën, por që Dagz-in e pëlqejnë e gjithë familja, tha Aloisi, vëllai i Einxhel Shkirës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.