Prej disa kohësh, është përfolur se djali i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Genari dhe ish-missi shqiptar, Cindy Marina, janë në një lidhje dashurie. Dyshja nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht, ndonëse janë fotografuar herë pas here bashkë.
Madje, Cindy e ftuar disa muaj më parë në“ABC e Mëngjesit”, nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.
“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh në atë kohë bukuroshja.
Ndërkohë, sot në ditën e të dashuruarve, ka qenë vetë Cindy që ka postuar një foto, ku çifti shfaqen së bashku. Ata janë shumë të qeshur dhe krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.