×
  • Show Time
  • Show Time

    “Do të të vrasim”, Arbana Osmani kujton momentin kur thirri policinë

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 11:07

    Arbana Osmani ka treguar si ka qenë rrugëtimi në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që e cilëson më të vështirë se Big Brother.

    Tek “Ëndërrtjerrësit”, Arbana Osmani ka zbuluar se sa të vështira kanë qenë situatat në një program dhe kujtoi rastin kur thirri policinë.

    “Marrin pjesë në të njerëz që nuk zgjedhin shpesh herë me dashje të vijnë në televizion, por pranojn ë të vijnë dhe gjenden në situata të vështira dhe duhet t’i neutralizoj dhe kanë jo të pakta historitë e vështira.

    Është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës nuk pranonte lidhjen. Kanë ardhur të gjithë, kërcënonim, “do të të vrasim”, thirrëm policinë. Vajza thoshte nuk dal nga studio se do më vrasin, djali thoshte do të dalim bashkë. E mori unazën, e pranoi, tani janë bashkë, janë të lumtur”, tregoi Arbana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!