×
  • Show Time
  • Show Time

    Dojna Mema shtatzënë për herë të parë

    Reporteri
    08 Mars 2022 | 12:56

    Më 8 mars, moderatorja e Top Channel ka dhënë lajmin se është shtatzënë.

    Dojna Mema përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka bërë të ditur se është shtatzënë për herë të parë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Moderatorja shqiptare gjithashtu ka zbuluar se është në muajin e 4 të shtatzënisë.

    “Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate”, ka shkruar Mema në videon e publikuar.

    Dojna ka vite që është në lidhje dashurie me këngëtarin Vlashent Sata me të cilin edhe bashkëjeton.

    Këngëtari gjithashtu i ka dedikuar edhe një këngë Dojnës, ajo me titull “Copëzat”, ku moderatorja është dhe pjesë e klipit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!