Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.
Rep artisti shqiptar nuk ka shumë projekte të publikuara, por që ai po pëlqehet shume pasi atij iu ofruan edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.
Projektet e tij janë ato të cilat po priten tejet mirë nga publiku, andaj ai ka vendosur të mos ndalet, duke paralajmëruar projekte muzikore për të ardhmen.
Ndërsa në një postim të fundit në Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të sjellë një ‘freestyle’ të ri, ku edhe ka zbuluar datën, “06.12.2020 FREESTYLE”, thotë ai.
Fansat e Don Xhonit vërshuan sektorin e komenteve duke bërë të ditur sa të emocionuar janë për prurjen e re të reperit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.