Bora Zemani është moderatorja e spektaklit “Dancing With the Stars”, i cili nisi ditën e sotme (e premte).
Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme në fillim të programit, teksa u shfaq duke kërcyer me balerinët.
Derisa është duke vazhduar shou, zeshkania ka pasur një mbështetje të madhe nga miqtë e të afërmit.
E duket se afër në këto momente po i qëndron edhe partneri i saj, prezantuesi Donald Veshaj.
Ai shihet në prapaskenë së bashku me Zemanin, ndërkohë që e ngacmon duke i bërë video.
“Yll”, ka shkruar ai në një nga postimet që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Bora nga ana tjetër javën që lamë pas ka qenë e ftuara e parë në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”.
E njëjta tregoi se si erdhi deri të ribashkimi me Donaldin, e për atë se si e përjetoi gjithë situatën në Big Brother VIP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.