×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi një ditë pas finales së Big Brother jep një lajm të madh, do ndërtojë 2 shtëpi në Kosovë e 2 në Shqipëri

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 20:58

    Donald Veshaj ka publikuar videon e parë pas finales së BBV.

    Ndonëse nuk arriti të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, por Donaldi ka fituar fansa të shumtë nga e gjithë bota.

    Pas finales së mbrëmshme para pak minutash Donaldi ka postuar një video në profilin e tij në instagram duke dhënë një lajm të mirë.

    Aktori Veshaj ka treguar se do t’i dhurojë 100 mijë euro nga buxheti i tij për t’i ndërtuar katër shtëpi, dy prej tyre në Kosovë e dy në Shqipëri.

    Ai po ashtu i ka uruar fitoren Ilirit dhe njëherish e ka ftuar së bashku në idenë e tij për ndërtimin e shtëpive për njerëzit në nevojë.

    E gjithë kjo vepër humane vie pas mbështetjes së madhe që Donaldi mori nga një masë e gjerë e publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!