×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi sjell në vëmendje një shprehje të Borës që u bë virale mes situatës me Beatrix

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 11:44

    Vëllezërit Veshaj, Donald dhe Romeo, prej disa javësh kanë nisur me emisionin e tyre “Më lër të flas”.

    Mes shumë ngjarjeve e të ftuarve në program, ai shpesh merr vëmendje me veprimet që bën për ish-partneren e tij, Bora Zemanin, me të cilën u tha se është rikthyer sërish.

    Sidoqoftë, ish-banori i Big Brother VIP së fundmi ka krijuar një skenë të “Përputhen” ku imiton ish-të dashurën.

    Me të ftuar reperin Capital T, ai ka shprehur një frazë të Borës që ishte bërë virale në rrjetet sociale.

    “Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull e shpresoj shumë këtë, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe në fund djali gjithmonë do humbas. Kjo është shprehja që unë vdes që ta hap emisionin”, tha Donaldi – shprehje të cilën Bora e kishte thënë mes situatës që krijoi aktori me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

    Bora dhe Donaldi u përfolën së fundmi për një rikthim pasi u fotografuan së bashku duke bërë blerje në Itali.

    Megjithatë, kjo gjë nuk është konfirmuar akoma nga vet dyshja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!