×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi vë më siklet Arjolën, e pyet se çfarë pune bënte ish-bashkëshorti i saj

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 17:53

    Historia e Arjola Demirit me ish-bashkëshortin ka qenë një ndër më të komentuar, për të cilën ajo ka rrëfyer edhe në “Big Brother VIP”.

    Por aktorja ka vëne në qendër momentet e tradhtisë nga ana e tij dhe dhunës që ka përdorur.

    Nëna e tre fëmijëve, vetëm ditën e djeshme ka folur për njohjen me të, pa e ditur se jashtë është zbuluar identiteti i tij, ish-burri i saj është Ajax Boshnjaku që është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

    Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

    Ajo ka treguar në fak një histori shumë të bukur dhe romantike e cila për fat të keq nuk ka mbaruar aq bukur. Teksa tregon mes emocionesh si janë njohur dhe si e ka prezantuar me familjen, Donaldi i drejton pyetjen se çfarë porfesioni ka.

    “Ka biznese”, e kalon tërthorazi me këtë përgjigje situatën që duket se e vuri në siklet Arjolën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!