×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi viziton Prekazin dhe dorëzon portretin e Adem Jasharit te familja e Komandantit Legjendar

    Reporteri
    04 Mars 2022 | 19:32

    Aktori i njohur, Donald Veshaj mbetet një ndër ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP.

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme i cili ishte edhe finalist dhe doli i dyti në garën për 100 mijë euro, Donaldi ka treguar edhe talentin e tij si piktor.

    Me rastin e festës së 28 nëntorit ai realizoi portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe paratë e fituara shkuan për bamirësi.

    Ndërkohë, për nderë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt,  Donaldi pikturoi portretin e Adem Jasharit, pikturë të cilën sot e ka dërguar pikërisht tek familja e heroit.

    Përmes disa imazhe që ndau në Instagram, aktori bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon dhe gjithë familjen kanë vizituar Prekazin, ku edhe u takua me ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin të cilit ia dorëzoi portretin e Adem Jasharit.“Bac u kry! Përjetësisht mirënjohës familjes Jashari”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e postimit.

    Ndërkohë, Bekim Jashari ka falënderuar Doanldin për vizitën, teksa u shpreh se piktura do të ruhet në muzeun e kompleksin “Adem Jashari”.

    “Ne si familje falënderojmë Donaldin dhe gjithë familjen e tij që sot kanë ardhur për të na vizituar ne dhe këtë vend, kompleksin Adem Jashari dhe në veçantë një falënderim jashtëzakonisht i madh për këtë pikturë dhe portretin e komandantit legjendar që e ka bërë gjatë kohës kur ishte në izolim në Big Brother, të lumshin duart, nga sot e tutje portreti do të ketë vend në posaçëm në muzeun e përkohshëm të këtij kompleksi”, ka thënë Bekim Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!