×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldit i mbeti hatri për humbjen, reagon bashkëshorti i Arbana Osmanit

    Reporteri
    21 Shkurt 2022 | 11:13

    Regjisori Eduart Grishaj, ka folur për debatin që po ndodh në rrjetet sociale dhe jo vetëm, pas shpalljes së Ilir Shaqirit fitues i Big Brother VIP dhe jo të Donald Veshaj.

    Grishaj ka pohuar se se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.

    “Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”, është shprehur Grishaj, në emisionin “Wake Up”.

    Ndryshe Grishaj është bashëshorti i moderatores, Arbana Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!