Marrëdhënia mes këngëtarit Don Xhoni dhe modeles ruse ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Gjithçka nisi kur modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.
Më pas, dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja gdhendi në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë.
Ajo që ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjithëve janë postimet e fundit të modeles, ku shfaqet e veshur me fustan nusërie, ndërsa nuk ka munguar as komenti i Don Xhonit sigurisht!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.