×
  • Show Time
  • Show Time

    Donte t’i dhuronte një tufë lule, fansja e vogël fillon të qajë pas injorimit që ia bëri Elvana Gjata

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 23:48

    Mbrëmjen e së dielës u zhvillua Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arliena Ara, me këngën ‘Shaj’, e cila do të na përfaqësojë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Holandë.


    Ashtu si në vitet tjera, edhe gjatë këtij viti ky kompeticion u shoqërua me polemika të shumta pasi në fund u shpall fituese Arilena. Shumëkush tha se Elvana Gjata duhej ta fitonte Festivalin e Këngës.

    Ndqekohë një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet Elvana Gjata teksa hipën në automjetin e saj.

    Aty ndodhej edhe një vogëlushe, fanse e këngëtares, e cila po priste për t’i dhuruar një tufë lule dhe disa postera.

    Mirëpo këngëtarja e ka injoruar keq fansen e saj, duke hipur në automjet, ndonëse vogëlushja e ndoqi nga pas.

    Siç shihet edhe në video, kjo bëri që vajza e vogël të qante.

    Donte t’i dhuronte një tufë me lule, fansja e vogël injorohet nga Elvana Gjata dhe nis të qajë on Vidnews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!