Ndonëse dukej se çdo gjë ishte në rregull mes tyre, papritur ata habitin të gjithë.
Mozzik dhe Loredana pas më shumë se një viti të vështirë në raportin e tyre, ata gjetën paqe mes vete dhe muajve të fundit çifti kanë qenë gjithë kohës bashkë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Por, duket se drama për Mozzik dhe Loredana nuk ka përfunduar!
Ata kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve në rrjetin social në Instagram.
Asnjëri nga ta nuk ka bërë ndonjë reagim tjetër, përveçse Loredana ka publikuar një fotografi të çiftit të famshëm, Justin dhe Hailey Bieber.
Theksojmë se pas disa koncerteve të realizuara në Kosovë, ditën e sotme Loredana është nisur drejt Zvicrës.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.