×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa gjen të dashur të ri, është gazetar dhe humorist

    Reporteri
    29 Shtator 2022 | 23:02

    Dua Lipa ka gjetur të dashur të ri. Ai është prezantuesi 38 vjeçar i Daily Show, Trevor Noah.

    Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë filluar një lidhje të re. Këngëtarja kosovare 27 vjeçare dhe prezantuesi i Daily Show 38 vjeçar janë kapur duke u puthur pas një darke intime në një restorant në New York.

    Fotot janë publikuar sonte nga Daily Mail e ku çifti janë parë duke shijuar një darkë romantike në qytetin e New Yorkut.

    Ata janë parë të ulur së bashkë në një restorant relaksues, teksa hapësira e tyre ka qenë e ndarë nga të tjerët.

    Këngëtarja dhe gazetari dhe humoristi janë parë mandej duke u puthur dhe përqafuar.

    Lipa ka qenë në lidhje me Anwar Hadid deri në fund të dhjetorit 2021.

    Trevor ishte raportuar se i dha fund lidhjes me Minka Kelly në maj të këtij viti.

    Lipa pak më parë kishte një paraqitje të nxehtë në Grammy, të cilin ngjarje e prezantoi Noah.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!