Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e Ellen Degeneres dhe ata kanë përgatitur një kamerë të fshehtë për disa të panjohur në një market në Amerikë.
Këngëtarja e hiteve ‘New rules’ e ‘One Kiss’ është maskuar dhe i ka folur të panjohurve në market me tekste të këngëve të saj.
Dua ka publikuar disa nga videot dhe prapaskenat nga ky skeç i përgatitur nga emisioni shumë i shikuar në Amerikë, ku ajo edhe do të performojë këtë javë, kur edhe do të shfaqet teksti.
https://www.instagram.com/p/B7APFthhZ8J/?utm_source=ig_embed
Këngëtarja është vazhdimisht në vende të ndryshme të botës, duke promovuar këngët e saj të reja dhe albumin që do të dalë së shpejti, ndërsa edhe po shfrytëzon të pushojë me shoqërinë dhe të dashurin e saj.
https://www.instagram.com/p/B68nefjBnVr/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.