Dua Lipa dhe Callum Turner kanë konfirmuar fejesën e tyre, shkruan “The Independent“, përcjell Reporteri.net.
Në një intervistë për revistën British Vogue, e publikuar të enjten, këngëtarja e hitit “Levitating” konfirmoi se ata do të martohen. “Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha ajo.
Duke folur për unazën e fejesës, Lipa tregoi se Turner ishte kujdesur të konsultohej me shoqet më të ngushta dhe motrën e saj përpara se ta blinte.
“Jam e fiksuar pas saj. Është tamam sipas stilit tim,” u shpreh ajo.
“Është shumë bukur të dish që personi me të cilin do të kalosh jetën të njeh kaq mirë.”
Megjithatë, këngëtarja shtoi se ata ende nuk kanë filluar të planifikojnë dasmën./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.