Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka konfirmuar në rrjetet sociale lidhjen e saj me regjisorin greko-francez Romain Gavras, shkruan Reporteri.net.
Dyshja u përfol për një romancë në fillim të këtij viti, në muajin shkurt. Mirëpo, lidhja u konfirmua kur Dua Lipa postoi një foto “polaroid” së bashku me regjisorin 41-vjeçar.
Kjo ka shkaktuar komentet të shumta në rrjete sociale, pasi Gavras është ish i dashuri i “rivales” kryesore të muzikës pop të Dua Lipës, Rita Ora.
Dua Lipa për shumë kohë ishte “single”, që nga ndarja e saj e fundit nga modeli Anwar Hadid me të cilin ka qenë në lidhje dashurie për dy vite.
Lipa është krahasuar shpesh me Rita Orën pasi të dy kanë prindër nga Kosova, kanë ndjekur të njëjtën shkollë teatrore në Londër dhe thuhet se kanë qenë miq të ngushtë para se të bëheshin “rivale” të muzikës pop./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.