Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po e përmbyll një vit të mbushur me suksese për sa i përket muzikës.
Albumi i saj “Future Nostalgia” është albumi i dytë më i dëgjuar i vitit në Spotify, një kategorinë e artisteve femra.
E teksa përjetoi një vit pa koncerte dhe shfaqje me audiencë, Dua Lipa prapëseprapë ia arriti të mbijetojë, madje ajo është nominuar për gjashtë çmime të rëndësishme në “Grammy Awards 2021”.
Ndërsa po e përmbyll suksesshëm këtë vit, Dua ka një mesazh motivues për të gjithë fansat, duke iu uruar festat e fundvitit dhe duke u thënë se pandemia globale nuk duhet të jetë shkak që ata të “dorëzohen”.
“Festat nuk janë gjithmonë të lumtura për të gjithë dhe veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë është kaq e rëndësishme të kontaktoni me miqtë tuaj, familjen dhe veçanërisht ata që mund ta festojnë atë larg nga të dashurit e tyre këtë vit ose ata që kanë pësuar humbje. Dërgoni dashuri. Kontaktoni. Duhen vetëm disa momente nga dita juaj. Zemra ime është me të gjithë ju ndërsa shohim fundin e këtij viti dhe ndërsa parashikojmë vitin e ri. Jemi në këtë së bashku. Gëzuar Krishtlindjen. Ju dua x Dua”, shkroi ajo.
Lipa e shoqëroi shkrimin me një fotografi të një qeni me një dekorim festash, si kartolinë për fundvit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.