Të famshmit si: Dua Lipa, Taylor Swift, Luke Evans dhe Stephen Fry morën çmime në eventin e “Attitude Awards” të martën në mbrëmje – i cili është eventi më i madh i ndarjes së çmimeve që organizohet nga komuniteti LGBTI.
Duke iu bashkuar vargut të ceremonive që u është dashur të kapërcejnë këtë vit dhe të bëhen virtuale, falë COVID-19, çmimet u organizuan nga komediani Tom Allen dhe u xhiruan për gjashtë ditë në Camden Roundhouse – aktiviteti i parë atje në muaj.
Disa të ftuar u lidhën drejtpërsëdrejti nga Australia dhe ShBA, me 14 fitues të çmimeve, si dhe përfaqësues të komunitetit LGBTI, shkruan DailyMail.
Dua u emocionua ndërsa pranoi çmimin e saj të muzikës dhe diskutoi se si të rinjtë e komunitetit LGBT kanë luftuar me shëndetin e tyre mendor gjatë krizës së coronavirusit.
Duke dhënë detaje se si ka pasur një rritje të të rinjve që i kanë marrë jetën vetes tragjikisht në vitin 2020, ajo u bëri thirrje atyre që shikonin: “Nëse ka dikë që ju mendoni se është i prekshëm, ju lutemi mos prisni që ata të zgjasin dorën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.