Është publikuar trajleri i “Song Exploder”, prodhim i Netflix, pjesë e të cilit është edhe Dua Lipa.
Podkasti “Song Exploder”, i cili tashmë është serial në Netflix, së shpejti vjen me episodat e reja, shkruan lajmi.net.
Në këtë serial, muzikantët veçojnë këngët e tyre dhe pjesë-pjesë tregojnë historinë se si janë realizuar ato.
Seriali do të publikohet më 15 dhjetor në Netflix, ndërsa pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Tashmë është publikuar edhe trajleri i serialit, ku përveç Duas, në këto episoda janë edhe Natalia Lafourcade, Nine Inch nails dhe The Killers.
Dua Lipa në këtë seri ka përzgjedhur këngën “Love again”, ku do të tregojë për realizimin e saj.
“Vjen më 15 dhjetor në Netflix. E emocionuar që të gjithë ju mund të shihni dhe dëgjoni prapaskenat e gjithë procesit se si e realizuam Love Again”, shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.