Ylli i popit, Dua Lipa, e ka publikuar këngën e re të titulluar “Future Nostalgia”. Bëhet fjalë për këngën e titullit të albumit të saj të ri.
“Në hënën e fundit të plotë të kësaj dekade, kënga kryesore nga albumi i ri doli sonte”, – shkroi ajo në profilin e saj në Instagram.
Ajo gjithashtu e shpjegoi kuptimin e titullit “Future Nostalgia”.
“E mbaj mend që po ngisja automobilin deri në radio emisionin në Las Vegas duke menduar për tingullin tim të ri. E kuptova se doja diçka që tingëllonte futuristike, por që kishte edhe ndjenjë nostalgjike”, – tha këngëtarja, duke pranuar që për frymëzim shfrytëzoi pak Madonna, Blondie, Gwen Stefani dhe “Outkast”, shkruan KOHA Ditore.
Përndryshe, në nëntor, pas një ndërprerjeje njëvjeçare, Dupa Lipa e publikoi edhe singlin e ri të titulluar “Don’t Start Now”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.