×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa shëtitet në këtë gjendje rrugëve të Parisit

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 23:57

    Dua ka marrë vëmendje jashtëzakonisht të madhe me paraqitjen e fundit.

    Dua Lipa i përmbushi pritshmëritë të shtunën, duke ecur në rrugëve të Parisit, ndërsa tregoi elegancën e saj e veshur me një pallto lëkure, shkruan DailyMail.

    Por e çuditshme është se si këngëtarja 26-vjeçare e fshehi tërësisht fytyrën e saj me një maskë fytyre dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë.

    Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, fituesja e çmimeve “Brits” kishte veshur një kapele të zbukuruar në ngjyrën vjollce dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës.

    Dua mbante një çantë të hirtë me gëzof, e cila karakterizohej me një rrip ari të trashë.

    Ajo e rriti lartësinë e saj me një palë çizme elegante të zeza – të cilat kombinoheshin mjaftueshëm me veshjen e saj.

    Para se të shkonte në muzeun e artit bashkëkohor, ylli i muzikës pop u pa duke dalë nga restoranti “Caviar Kaspia”, i cili u themelua në vitin 1927.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!