×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa tregon se dy nga librat që ka lexuar këtë muaj janë të Ismail Kadaresë

    Reporteri
    08 Korrik 2023 | 14:16

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në Greqi.

    Artistja me prejardhje nga Kosova është e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Romain Gavras.

    E njëjta së fundmi ka ndarë ndjekësit në InstaStory disa libra, të cilët i ka lexuar këtë muaj.

    Krijuesja e hitit “Levitating” mes tyre zbulon se ka lexuar librat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

    “Disa nga librat që kam lexuar këtë muaj”, ka shkruar ajo.

    Ajo bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim” si dhe një të Ernest Hemingway të quajtur “Men Without Women”.

    Dua tani po shijon një romancë të re me Romain, i cili më parë ka qenë në lidhje me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!