×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa: Unë mbështes 100 % komunitetin LGBTQ, acarohet keq edhe me reperin që bashkëpunoi

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 23:30

    Dua Lipa së fundmi ka dalur kundër bashkëpuntorit të saj, DaBaby, e gjitha kjo pasi ky i fundit ofendoi homoseksualët dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet seksuale.


    Artistja shqiptare ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale teksa ka shkruar se është e habitur me atë çfarë ka thënë reperi, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në Instastory.

    Videot e cila u përhap në rrjete sociale shfaq reperin DaBaby duke i thënë publikut në koncert, “Nëse nuk u shfaqët sot me HIV, AIDS, ndonjë prej tyre sëmundje vdekjeprurëse seksualisht të transmetueshme që do t’ju bëjnë të vdisni për dy ose tre javë, vendosni celularin tuaj lart”, shkruan lajmi.net.

    Ai gjithashtu shënjestroi burrat homoseksualë në referime të aktiviteteve të tjera seksuale, duke u kërkuar atyre që nuk morën pjesë në to “të ndiznin celularin e tyre”.

    DaBaby vazhdoi gjithashtu duke thënë: “Edhe tifozët e mi homoseksualë nuk morën AIDS . Ata ata nuk kanë Hiv”.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Tyler (@peachesbaka)

    “Tifozët e mi homoseksualë, ata kujdesen për veten e tyre, ata nuk janë të sëmurë… Unë thashë nëse nuk thith organe seksuale në parking, vendos dritën e telefonit tënd. E di se çfarë bënë tifozët e mi homoseksualë? Vendos telefonin e tyre lart”.

    “Tifozët e mi homoseksualë nuk bëjnë kështu. Ata kanë klasë”, përfundoi ai.

    Theksojmë se Dua dhe DaBaby bashkëpunuan në projektin “Levitating” e lansuar në vitin 2020, e cila rezultoi mjaft e suksseshme, duke arritur të mbledh mbi 300 milionë klikime në Youtube.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!