×
  • Show Time
  • Show Time

    Duda Balje me set të ri fotografik, me fustanin e ngushtë dhe të gjatë thekson format trupore

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 18:14

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, gjithmonë di si të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj në rrjete sociale.


    Kësaj radhe, deputetja ka realizuar një set fotografik, derisa shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, ku theksi nuk mungon te format trupore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me dukjen atraktive prej biondeje dhe flokët e kapura nga mbrapa, Duda është dukur mjaft tërheqëse në këtë fustan të dizajneres Diba Celina.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DudaBalje (@duda.balje)

    Në një tjetër foto, deputetja e Kuvendit të Kosovës shihet në veshje të zezë, të kombinuar me një jelekë ngjyrë portokalli, e që po duket mjaft bukur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!