×
  • Show Time
  • Show Time

    Duke shkruar për Dua Lipën, “Daily Mail” e bën Kosovën me det

    Reporteri
    29 Korrik 2023 | 17:44

    Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri duke shijuar ditët e pushimit.

    Ajo e ka kthyer tashmë në traditë që prej dy vitesh të vijë dhe të shijojë pushime në një nga atë që duket të jetë një prej destinacioneve të saj më të preferuara.

    Këngëtarja publikoi disa fotografi nga jugu i Shqipërisë, duke shkruar “Home (shtëpia)”.

    Mirëpo, vendndodhja e saj është ngatërruar nga “Daily Mail” e cila ka shkruar se Dua ka nisur pushimet “në një bregdet në shtetin e saj, Kosovë”.

    Kur në fakt Kosova nuk ka det, por një reliev të mrekullueshëm malor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!