“Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë dhe pëtë Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës nuk e fshehën gëzimin në komunikatën e përbashkët ku njoftuar se festivali do të mbetet në kryeqytetin e Kosovës.
MKRS dhe Komuna njoftuan edhe për përmbajtjen e “Sunny Hill”, duke shtuar se pritet të zvulohen edhe “dy artistë shumë të mëdhenj botërorë” që do të bëhen pjesë e festivalit
“Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror”, thuhet në njoftim.
Në datat e paralajmëruara që në fillim, “Sunny Hill” do të mbahet “në shtëpinë e vet”, njoftuan MKRS dhe Komuna e Prishtinës.
Institucionet thanë se kanë gatishmërinë që ta gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e shfrytëzimit afatgjatë të tokës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.