×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy ditë para finales, Dea debaton me Luizin: Je i frikshëm, duhet të bësh terapi

    Reporteri
    04 Maj 2023 | 16:43

    Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e 6 majit të Big Brother Vip Albania 2.

    Deri më tani banorët kanë kaluar një kohë shumë të mirë me njëri-tjetrin, mirëpo kjo gjë ndryshoi mëngjesin e sotëm.

    Dea dhe Luizi, dy prej katër finalistëve kanë debatuar duke e bërë këtë debatin e paraë të javës së fianles.

    E tërë kjo nisi me Luizin i cili u shpreh se është i habitur me arritjen e Deas në finale.

    Dea kujtoi rastin kur Luizi “e kërcënoi” atë pas nominimit që Dea kishte bërë me kutinë e Pandorës, nga I cili Efi kishte dalë nga shtëpia.

    Largimi i Efit e kishte bërë me nerva Luizin i cili iu ishte kthyer Deas duke i thënë se “do të zhgarravisë”, kërcënim ky që Dea nuk e ka harruar.

    Dea i tha Luizit se ai është i frikshëm dhe se nervat e tij duhet të mësohet t’i menaxhojë dhe të bëjë terapi dhe se duhet të kuptojë se bëhet i dhunshëm kru bëhet me nerva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!