×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy konkurrentet e “Për’puthen” pjesë e Big Brother VIP Albania?

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 14:23

    Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania pritet që të fillojë këtë të shtunë.

    E sipas mediave të Shqipërisë, dy ish konkurrentë të emisionit “Për’puthen” pritet që të jenë pjesë e këtij emisioni.

    Bëhet fjalë për Efin dhe Mikelen, të cilët pritet që të jenë pjesë e këtij reality show.

    Përpos Për’puthen, Efi ishte pjesë edhe i programit veror të Top Channel, “Kepi i tundimeve”.

    Nga emrat e tjerë që pritet të marrin pjesë në këtë reality show pritet të jenë edhe: DJ Adam Reeves, Kiara Tito, Keisi Meidini, Amos Zaharia, Altin Shira, aktorja Eva Alikaj.

    Ka fjalë që pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri do të jetë edhe aktorja Olta Gixhari, derisa të shtunën pritet të njoftohemi me të gjithë ata që do të jenë pjesë e kësaj shtëpie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!