Mbrëmë, para spektaklit të Big Brother VIP, një zarf i futur në shtëpi, e që u lexua nga Xheisara, informoi banorët e nga ai moment nuk do të lejohen kontaktet me njerëz jashtë shtëpisë.
“Ndalohen surprizat me familjarët, këngëtarë, dhe grimerët, duke qenë se rastet me Covid jashtë janë rritur”, thuhej në zarf, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, me të filluar spektakli, një gjë e tillë nuk ndodhi!
Një surprizë që pati kontakt fizik ishte ajo e Arjola Demirit me nënën e saj. Derisa tregoi linjën e jetë së saj, Arjola u prit në dhomën e surprizave nga nëna e saj.
Duke mos mjaftuar kjo, edhe pjesa e këngëtarëve që u ndalua, nuk u zbatua si vendim po nga vet produksioni.
Ishte grupi Elita 5 ata që performuan mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje, jo vetëm performancë, por ata edhe patën kontakt fizik me banorët, duke i përshëndetur në fillim dhe para se të largoheshin.
Theksojmë se krahas të gjitha këtyre, produksioni i Big Brother VIP informoi se të gjithë banorët do të bëjnë testet për Covid-19./Reporteri./net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.