Tea Trifoni ka treguar në Big Brother Albania VIP 2 se lidhja e famshme në Për’Puthen me Andin ka qenë “show”. E pyetur fillimisht nga Ronaldo Sharka, nëse ekziston mundësia e lidhjes në BBVIP 2, Tea ka thënë që vetëm nëse e ndjen.
Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?”
Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.
Ronaldo: “Po për lojë?”
Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”.
Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”
Tea: “Jo nuk kisha asgjë”.
Historia që u shfaq në “show” ishte e gjitha “show”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq”.
Banorët kanë filluar të flasin për eksperiencat e tyre, ndërsa çdo gjë po bëhet interesante që në ditën e parë të BBVIP 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.