×
  • Show Time
  • Show Time

    E dashura e Brad Pitt flet për herë të parë për Angelina Jolie-në

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 17:54

    Nicola Poturalski ka folur për herë të parë fare për Angelina Jolie, ish-gruan e të dashurit të saj Brad Pitt.


    Në një postim në Instagram ku shkruante: “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, ndjekësit ia kthyen: “Po atëherë ti pse e urren Angelinën”.

    Nicola nuk ka bërë sikur s`e ka parë, por u është kthyer: “Nuk urrejmë askënd. Ne dashurojmë, mbështesim, qeshim. Jeta është e bukur. Shumë puthje për ju”.

    Nicola dhe Brad janë në një lidhje prej disa muajsh dhe javët e fundit u fotografuan në Francë teksa niseshin për fluturim me një avion privat.

    Nicola është modele, 27 vjeç, e divorcuar dhe ka një djalë nga martesa e parë. Brad ka 6 fëmijë nga martesa me Angelina Jolie, 3 biologjikë dhe 3 të adoptuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!