×
  • Show Time
  • Show Time

    E dashura e Ledrit bëhet pjesë e ekranit, ky është emisioni ku do ta shohim

    Reporteri
    04 Shtator 2022 | 8:23

    Partnerja bukuroshe e Ledri Vulës, Sara Hoxha do të jetë një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.

    “Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim.

    Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Sarën kaq shumë të përfshirë në ekran, pasi bukuroshja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar dhe në intervista.

    ‘Dancing with the stars’ do të fillojë në Tetor me moderatore Bora Zemanin. Në rrjet është përfolur se ajo do të ketë si bashkëprezantues partnerin e saj, Donald Veshajn, por lajmi nuk është konfirmuar ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!