Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio po shijon romancën e tij me modelen e njohur Camila Morrone.
45-vjeçari dhe 22-vjeçarja kanë plot 23 vite diferencë me njëri-tjetrin, mirëpo duket se modelja nuk e ka aspak problem këtë.
Për “Los Angeles Times”, Morrone tregoi se ndryshimi i madh në moshë me partnerin nuk ka kurrfarë rëndësie për të.
“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë ndryshime të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se dikush duhet të jetë në gjendje të dalë me kë dëshiron ai ose ajo”, u shpreh modelja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.