×
  • Show Time
  • Show Time

    E dashura misterioze e Bleros, pse këngëtari kurrë nuk ia publikon fytyrën?

    Reporteri
    07 Gusht 2023 | 9:41

    Në më pak se dy javë, Blero u nda nga e dashura e re, u ribashkua dhe u ridashurua.

    Këngëtari i është kthyer dozave romantike në postimet e tij pasi bëri të ditur se është bërë sërish bashkë me partneren e tij, larg të cilës e festoi ditëlindjen që i qëlloi kur s’flisnin.

    Ditën e sotme, Blero ka zbuluar më shumë se çdo herë tjetër sa i përket personit të zemrës.

    Ai ka postuar një fotografi të partneres së tij, e kthyer me kurriz.

    Përtej flokëve të gjata dhe linjave perfekte trupore nuk është që vërehet shumë është gjesti ai që i ka lënë përshtypje Bleros.

    ‘Dashuri është kur ajo gatuan’, është shprehur ai në fotografinë e ndarë me ndjekësit në këtë periudhë në të cilën duket se është më i lumtur se kurrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!