×
  • Show Time
  • Show Time

    E gjeti atë që e kërkonte: Konkurenti i “thyen hundët” shef Renatos

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 23:40

    Eusebio, një nga konkurentët e emisionit “Hells Kitchen”, tepër i revoltuar i është drejtuar me fjalë banale drejtuesit të emisionit, shef Renato Mekollit, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.


    Ky i fundit i ka kërkuar llogari për fjalët ofenduese, por kjo gjë e ka acaruar edhe më tepër situatën, çka ka bërë që Eusebio të kthehet dhe ta shtyjë fort Renaton duke e plasur në tokë, shkruan Gazeta Express.

    Moderuesi i këtij emisioni ka marrë kritika të shumta në rrjetet për kah mënyra se si iu është drejtuar pjesëmarrësve.

    Nga ajo çfarë shihet në videon e ngarkuar nga ‘Top Channel’, fillimisht Mekolli e ngacmon konkurrentin, e ky i fundit ia përplas fytyrës disa fjalë ofenduese e më pas e shtynë me duar.

    Ndiqeni videon për ta parë ngjarjen të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!